Ja gruaja shtatzënë që humbi jetën sot gjatë lindjes në spitalin e Vlorës, shpëton fëmija

Një nënë shtatzënë humbi jetën sot gjatë lindjes në spitalin e Vlorës. Ajo quhej Elda Beqo, 30 vjeç, nënë e një djali të vogël. Doktorët ishin duke luftuar për të shpëtuar. Donin të shpëtonin nënën dhe fëmijën. Burime nga spitali i Vlorës thanë se mëngjesin e sotëm, pas një ndërhyrjeje në sallën e operacionit, humbi në mënyrë të papritur 30 vjeçarja Elda Beqo. U paraqit në spitalin e Vlorës me dhimbjet e lindjes dhe doktorët vendosën të ndërhynin menjëherë. Por në sallën e operacionit, Eldës i ra infark, e për pasojë, humbi jetën në sallën e operacionit. Por një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali. Fëmija që Elda do të sillte në jetë, i seksit mashkull, ka dalë shumë mirë nga operacioni, dhe mjekët kanë mundur ta marrin në dorë. Amar është emri që prindërit kishin zgjedhur për foshnjen e tyre. Eldës i ndodhi arrest kardiak i menjëhershëm, çka ka shkaktuar dhimbjen e familjarëve kur morën vesh lajmin, por menjëherë janë kujdesur për të parë se çka ndodhur me fëmijën. Tashmë djali i vogël i sapolindur, është në reanimacion, në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Share With:
Translate »
19915 Views