“Dita më e rëndësishme e jetës time, jam një baba krenar”, Blero i bën urimin special së bijës për ditëlindje
Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit feston ditëlindjen sot. Tara mbush 12 vite jetë dhe këngëtari i ka dedikuar së bijës në këtë ditë speciale, fjalët më të bukura. Këngëtari shprehet se ndihet krenar për Tarën ndërsa e përshkruan ditëlindjen e saj si “dita më e mirë e jetës së tij”.
“Ta uroj ditlindjen shpirt i babit, eshte si me ja uru veti diten ma te mir te jetes time, qe i bjen diten kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me ben te ndihem i rendsishem. Duke te shikuar ty qe po rritesh, kam shume ndjenja mixe. Knaqesi, stres,krenari, pergjegjsi dhe shume tjera.
Por gjeja ma e rendesishme eshte qe je vet jeta per mua, dhe eshte misioni im i jetes qe te jep shembull te mir per ty. Babi te don pa kufi. Cpufja e babit per mua do te jesh gjithmone e vogla e babit , por ma e rendsishmja e jetes time. TE DUA”, shkruan ai.