“Dua foto të trupit tënd”, mësuesi shqiptar nuk përmban fantazitë erotike ndaj adoleshentes (Video)
Mbrëmjen e djeshme në Abc startoi emisioni më i ri investigativ “Piranjat”. Një ndër personat që ka rënë në rrjetën e emisionit ka qenë edhe një pedofil nga Prizreni i Kosovës.
70-vjeçari me profesion mësues ka rënë në grackën e “Agjentes”, e cila hapi një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi. Kaq ka mjaftuar që profesor Fazliu, fillimisht t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, dhe më pas të nisë me të bisedat erotike, ku nuk kanë munguar as videot apo fotot të organeve të tij gjenitale.
Për ta demaskuar profesorin pedofil, “Agjentja” organizon një “ekskursion” i cili do të çonte Kejsin dhe shokët e “klasës” në Prizren. Sapo mbërrin në Prizren agjentja prezantohet për herë të parë përballë Fazliut, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij. Më pas së bashku me Fazliun nisen drejt shtëpisë, ku më pas gazetarja ka kërkuar që të shkojë në tualet dhe në atë moment i është treguar profesorit se janë nga emisioni investigativ.
Ndërsa gazetarja e pyeste se si ndihej që një person i moshës së tij për më tepër me një profesion mësues në të shkuarën, ju vardisej vajzave adoleshente, profesor Fazliu ka ikur si “lepur” ndërsa kërkonte të fikeshin kamerat.
Video e marrë nga Abc: