Ditë e shënuar për Dafinën, fjalët i dalin nga zemra

Sot ka festë në shtëpinë e këngëtares së njohur Dafina Dauti. E arsyeja për këtë festë është ditëlindja e personit më të rëndësishëm në jetën e saj.  Sot vajza e saj feston ditëlindjen. E si një nënë shumë e përkushtuar Dafina ka shprehur fjalët më të mira në ditëlindjen e vajzës dhe ndihet e bekuar me vajzën. “Dashuria e nënës për fëmiun e saj është dashuria më e madhe. Vetëm dashuria e Zotit për robin është më e pakrahasueshmja. Zoti m’ka bekuar me ty e dashura bijë! Me dashurinë prej një nëne, e përulur lutem me rastin e ditëlindjes tënde që të gjitha mirësitë e Zotit i paq në jetë dhe jetofsh e lumtur gjithmonë, të don Nana jote pafund.????”, kishte shkruar Dafina.

 

Share With:
Translate »
904 Views