Ditë zie për Almeda Abazin! Aktorja humb personin e shtrenjtë të familjes

Almeda Abazi ka humbur njeriun e afërt të familjes, gjyshin. Këtë lajm të trishtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një foto së bashku me të, të cilit i ka dedikuar fjalë mjaft të ndjera.

“Ah o gjysh ah!

Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda krahas fotos.

Kjo është një humbje e madhe për aktoren duke qenë se Abazi ka pasur një mungesë të madhe prej kohësh.

Shumë vite më parë, Almeda humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Kujtojmë se  Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayışman vendosën t’i kalojnë pushimet verore në Jug të Shqipërisë. Çifti postuan herë pas here foto të ndryshme duke promovuar bukuritë e vendit tonë. Almeda dhe Tolgahan duket se e shijuan në maksimum kohën e tyre të lirë në vendlindjen e modeles.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri Almeda dhe Tolgahan janë bërë bashkë me një tjetër çift shumë të dashur për publikun, me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën. Modelja, në llogarinë e saj në Instagram, ka postuar një fotografi nga takimi i djalit të saj me vajzën e tyre, Poem Vula.

Krahas fotografisë, ajo shkroi me humor: “E gjetëm nusen ne. Efehan & E bukura Poem,” duke i bërë tag Ledrit dhe Sarës.

Almeda jeton tashmë prej vitesh në Turqi me familjen e saj dhe ja rrëmbeu zemrën aktorit turk me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Në një intervistë në Shqipëri, aktori rrëfeu origjinën e tij shqiptare dhe faktin se është shumë i lumtur pranë Almedës. Ai nuk ngurroi të tregonte respektin që gëzon për popullin shqiptar dhe herë pas here poston shprehje në shqip në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
207 Views