Ditëlindja e Mias i gjen në Mal të Zi, por Emina e sjell Amerikën në fshat

Emina Cunmulaj i preku të gjithë me urimin për të bijën Mia kur postoi momente nga lindja e sa e sa detaje të tjera prekëse. Ndërsa pasditja ja ka lënë vendin festës në Malin e Zi ku Emina është aktualisht bashkë me vajzat. Ajo ka organizuar një festë në natyrë me lojra, tortë, tullumbace dhe gjithçka një fëmijë mund të dëshirojë të shohë. Por festimet nuk kanë asnjë ndryshim nga ditëlindjet e tjera që kanë organizuar në oborrin gjigant të shtëpisë së tyre në SHBA.

  

Ama edhe pse larg shtëpisë dhe babait (që mbase puna e ka detyruar të mos jetë i pranishëm), Emina i mori masat që vajzat të gëzonin njësoj edhe në fshat. Kudo ku janë të voglat ka festë, e kushedi sa e veçantë ka qenë kjo ditëlindje pranë familjarëve të Eminës.

 

Ish-modelja nuk ka publikuar foto me imazh të plot të vajzave, një gjë që po e bën vazhdimisht së fundmi, megjithëse më herë nuk ka qenë kaq diskrete. Por argëtimi dhe gjithçka tjetër përjetohet edhe kështu. Mia bën 3 vjeç sot dhe së shpejti nuk do jetë më më e vogla e shtëpisë sepse një bebe tjetër do vijë.

Share With:
Translate »
495 Views