Ditëlindja e parë pa babin, Noah feston ditëlindjen me shokët

Fatma dhe Alfio ka qenë ndër çiftet e preferuar të showbizzit shqiptar dhe na thyen zemrën vitin e shkuar me lajmin e ndarjes. Ende nuk dihet se si është marrëdhënia mes çiftit por ata nuk janë parë më bashkë në një dalje publike dhe pse janë të ndarë.

Ditën e sotme, Noah, djali i tyre festoi ditëlindjen dhe këtë herë me sa duket pa babin. Në një mjedis me fëmijë, nën atmosferën festive, ai ka fryrë qirinjtë e tortës vetëm me praninë e mamit dhe shokëve.

Gjithsesi kjo nuk tregon për një marrëdhënie jo të mirë mes çiftit pasi ata ndiqen ende në Instagram. Alfio nga postimet e fundit ndodhet në Dubai dhe me sa duket angazhimet e kanë bërë të jenë larg në këtë ditë të rëndësishme. /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
125 Views