Ditëlindja e parë që e gjen nënë, ja sa vjeç mbush Olta Boka

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Boka, feston sot ditën e saj të lindjes.

Kjo është ditëlindja e parë që e gjen Oltën nënë, pasi në korrik të këtij viti ajo solli në jetë vogëlushen e saj Gaia.

Ky duhet të jetë një emocion tepër i veçantë për këngëtaren, e cila tashmë e kalon të gjithë kohën e saj duke iu përkushtuar të voglës.

Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, Olta ka lindur më 13 shtator të vitit 1991 dhe sot ka mbushur 29 vjeç!

Megjithëse ajo s’ka ndarë asnjë postim për të “paralajmëruar” fansat për ditën e saj speciale, miqtë e të afërmit s’kanë harruar ta urojnë në Instagram sapo ka kaluar mesnata.

Sigurisht, ajo s’ka vonuar të ripostojë urimet e tyre, duke i falenderuar publikisht.

Nuk e dimë ende si e ka festuar këngëtarja këtë ditë, ndaj presim me kuriozitet të madh ndonjë postim nga Olta në Instagram.

Shumë urime për këngëtaren!

Share With:
Translate »
448 Views