“Për fëmijën tim jam gati të bëj gjithçka”. Pse është fjalia më e gabuar që prindërit thonë?

Pediatrja Lira Gjika, në një postim në Facebook, ku shpesh ndan këshilla dhe sugjerime, tregon përse kjo fjali i jep bezdi e përse nuk duhet thënë e as menduar nga prindërit. Gjika shton se ka studime të tëra që merrem pikërisht me sjelljen e prindërve në përgjithësi dhe këtë temë në veçanti.

“Këtë shprehje, të cilën kam një jetë, që e dëgjoj dhe që më ka krijuar gjithnjë bezdi, dyshim dhe iritim, sot si profesioniste dhe si një njeri që kam mbi 60 vite mbi supe, i përgjigjem me përgjegjësi që nuk është shprehje, që tregon dashuri të madhe, por paaftësi për të dashur dhe ndjenjë faji. Një prind, sidomos një nënë, zgjedh për fëmijën e vet, të bëjë më të mirën dhe jo gjithçka. Ashtu siç zgjedh, ushqimet, veshjen, shampot dhe sapunet larës të rrobave, po ashtu, duhet të zgjedhi si ta preki, si t`i flasi dhe si të sillet me fëmijën, cila është gjëja më e mira për të. Pra një prind, dhe sidomos një nënë nuk mund të bëjë gjithçka, por vetëm më të mirën, (natyrisht për aq sa e di të mirën), për veten dhe fëmijën e saj. Një prind, që bën një deklaratë të tillë nuk di të dojë me më të mirën e shpirtit. Ky prind apo prindër, veprojnë nëpërmjet ndjesive, pra sipas ngarkesës emocionale apo më saktë sipas ndjenjës së fajit, që për ta është bërë stofa për të njohur e “endur” të mirën. (Ka studime të plota që merren pikërisht me këto sjellje të prindërve.) Kjo shprehje dhe shprehje të tjera të kësaj kategorie, nuk lejojnë të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme prind fëmijë, pasi këto gjendje të prindërve ku ndjesitë luhaten vazhdimisht, te fëmija shkaktojnë frikë dhe pasiguri. Kur fëmija shikon dhe ndjen nënën, që grindet apo qan apo flet me pasion, trembet dhe mendon se është fajtori ai, fëmija. Prandaj ju nëna dhe baballarë, por edhe gjyshe e gjyshër, kujdes, nëse vërtet i doni fëmijët, bëni më të mirën për ta dhe jo atë, që ju duket ju e mire”.

Share With:
Translate »
417 Views