Ditëlindja e princit Harry, mbretëroret e urojnë me fjalë zemre dhe foto ‘funny’
Princi Britanik Harry festoi këtë të martë 36-vjetorin e lindjes. I quajtur Henry Charles Albert David, Duka i Sussex është djali i dytë i Princit Charles me gruan e parë, princeshën e ndjerë Diana dhe trashëgimtar i gjashtë i fronit.
E para që përcolli publikisht urimin për princin ishtë Mbretëresha Elisabetë.
“I urojmë Dukës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur,” shkruhej në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në tëitter. Mesazhi u shoqërua me një fotografi të Dukës duke qeshur bashkë me gjyshen e tij. Më pas edhe Princi Charles së bashku me Dukesha e Cornëall, uruan ditëlindjen e Princit.
Më pas erdhi edhe urimi i tëllair dhe bashkëshortes së tij Kate me këto foto të lezecme
Harry është poertretizuar gjithmonë si një fëmijë mbretëror rebel. Në vitin 2002 ai pranoi se konsumonte kanabis, ndërsa u fotografua I dehur në moshë të mitur. Imazhi I tij publik u përmirësua vetëm pasi u bashkua me ushtrinë dhe lufoti në vijën e parë të frontit në Afganistan.
Në fillim të këtij viti, Harry u zhvendos në Kaliforninë Jugore bashkë me gruan e tij Meghan dhe djalin e vogël Archie, pasi u tërhoq nga detyrat mbretërore. Mëgjithatë sipas marrëveshjes, Harry mbetet një princ dhe çifti vazhdon t’i mbajë titujt e Dukës dhe Dukeshës. Mediat botërore shkruajnë se princi është në periudhën më të lumtur të jetës.