“Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi plotësisht”, dedikimi emocionues i Kris Jenner për Kourtney

Kourtney Kardashian mbushi 46 vjeç më 18 prill dhe nëna e saj, Kris Jenner, e uroi atë publikisht me një postim në rrjetet sociale. Në një tekst prekës, Kris Jenner e përshkroi vajzën e saj të parë si një dhuratë nga Zoti dhe theksoi se si jeta e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë, duke theksuar se sa gëzim, dashuri dhe kuptim i ka sjellë asaj.

Kris Jenner shkroi: WGëzuar ditëlindjen për fëmijën tim të parë, dhurata ime nga Zoti, e bukura Kourtney!

Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi plotësisht dhe që nga ajo kohë më ke dhënë kaq shumë gëzim, dashuri, qëllim dhe kujtimet më të bukura që mund të ëndërroja ndonjëherë.

E falënderoj Zotin çdo ditë që më zgjodhi mua të jem nëna jote. Je vajza më e mrekullueshme, bashkëshorte, nënë, motër, hallë dhe mike… dhe më frymëzon çdo ditë me forcën tënde, besimin, zemrën dhe aftësinë për të jetuar jetën sipas kushteve të tua. Të uroj ditëlindjen më magjike, vajza ime e çmuar!!! Të dua me gjithë zemrën time përgjithmonë. Mami.”

Ajo shpërndau disa foto të vjetra duke treguar kujtimet e tyre të bukura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

Share With:
Translate »
59 Views