“DIVA” u ngjit në skenë, Rovena dhe Eneda mesazh emocionues për dy personat e zemrës që i ndiqnin në sallë

Nata e mbrëmshme ka rezervuar një spektakël me muzikë të bukur e të vërtetë në sallën e Pallatit të Koncerteve.
Katër nga artistet më të mira të muzikës shqiptare Irma Libohova, Eneda Tarifa, Rovena Dilo dhe Besa Kokëdhima interpretuan këngët e tyre më të bukura ndër vite, duke u bërë njësh me publikun që i ndiqte në sallë.
Të pranishëm ishin edhe shumë artistë të tjerë të cilët kënduan dhe mbështetën koleget e tyre në këtë projekt tërësisht profesional.


Por midis publikut ishin edhe sytë e familjarëve të vajzave që i ndiqnin dhe i mbështesnin në të njëjtën kohë.
Në minutazhin dedikuar falenderimeve Rovena Dilo zgjodhi midis të tjerëve të përshëndeste nënën e saj e cila ishte në sallë.
“Diku aty është nëna ime, është një zonjë e thjeshtë që nuk i pëlqen të ekspozohet,  por që unë e dua shumë”- ka thënë Rovena Dilo.
Dy fjalë ka pasur edhe Eneda Tarifa për personin më të shtrenjtë që e shoqëronte mbrëmë, vajzën e saj Aria.
“Shoh dy sy të mërzitur aty, janë të vajzës time sepse këto ditë nuk kam qëndruar shumë me të, tani duhet të shlyej gabimin dhe të bëj detyrat që më takojnë”- tha Eneda.
Katër divat e skenës ndezën sallën e Pallatit të Koncerteve me interpretimin, energjinë dhe profesionalizmin e tyre maksimal./revistawho.com

Share With:
Translate »
649 Views