Divorcet në familje/ Si t’ua lehtësoni këtë barrë të madhe fëmijëve tuaj?

Pjesa më e vështirë e një divorci në familje është të ndihmosh fëmijët të përshtaten me këtë fakt. Qindra fëmijë përballen çdo ditë me divorcin e prindërve të tyre dhe shumica e përjetojnë shumë keq këtë. Ata nervohohen, qajnë vazhdimisht, zemërohen dhe nuk insistojnë të hapen me asnjërin prej prindërve. Në këto raste janë prindërit që duhet të bëjnë të pamundurën për t’ua lehtësuar këtë barrë fëmijëve. Ja cilat janë disa prej gjërave që duhet të bëni:

  1. Përpiquni që t’i shmangni konfliktet midis çiftit dhe zënkat në sy të fëmijëve.
  2. Mos lejoni që ndarja juaj të ndikojë në rutinën e përditshme të fëmijës suaj, sepse kjo do ta shpërqëndronte shumë fëmijën.
  3. Merrni këshilla nga miqtë tuaj të cilët kanë pasur mundësinë të përjetojnë një divorc brenda familjes së tyre. Ata mund t’ju ndihmojnë shumë me disa këshilla të vlefshme.
  4. Çfarëdolloji problem të keni në familje duhet ta mbani atë larg jetës së fëmijës suaj.
  5. Në qoftë se e keni kuptuar që po shkoni drejt një divorci dihet që keni nevojë për mbështetje nga dikush. Duhet të tregoni kujdes se ku e kërkoni këtë mbështetje. Miqtë, prindërit apo të afërmit mund t’ju ofrojnë ndihmën e nevojshme, por mos kërkoni ndihmë nga fëmijët. Nëse ata shohin që ju jeni dorëzuar mos prisni që ata të jenë të fortë përballë kësaj sfide të vështirë.

Kur të keni vendosur për t’ia treguar këtë lajm fëmijsës suaj duhet të jeni i përgatitur për reagimin e fëmijës. Para se ta bëni këtë duhet të bisedoni me partnerin apo partneren tuaj. Nuk duhet të mbani anën e askujt gjatë bisedës dhe të shmangni të gjitha llojet e konflikteve të mundshme. Gjithçka thoni duhet të mbështetet mbi moshën e fëmijës, mentalitetin e tij dhe temperamentin. Mbi të gjitha nuk duhet të harroni kurrë t’ia bëni atij të qartë fëmijët nuk kanë asnjë faji për atë që po ndodh midis prindërve të tij.

Tregoini atij që prindërit ndahen në rastet kur ata nuk e duan më njësoj njëri-tjetrin dhe nuk ndajnë të njëjtan mendime. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk duhen më, sepse fëmijët do të jenë gjithnjë ura lidhëse e kësaj dashurie.

Fëmijët duhet të dinë diçka rreth jetës së tyre të re, se si do të ndyshojë rutina e tyre. Përpiquni të përgjigjeni sinqerisht çdo pyetjeje që ata ju bëjnë, por mos harroni që nuk është nevoja që fëmijët të dinë gjithçka që fshihet pas këtij divorci. Disa gjëra është mirë që të mbeten secret.

Ndërsa për fëmijët e vegjël duhet ta thjeshtësoni sa më shumë situatën. Mund t’i thoni atij që prindërit të duan gjithnjë njësoj, pavarësisht se çfarë do të ndodhë.

Por ka dhe nga ata fëmijë të cilët arrijnë të kuptojnë gjithçka që po ndodh midis jush, prandaj duhet të jeni të përgatitur për të përballur çdo situatë.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

 

Share With:
Translate »
831 Views