Era dhe babi kanë mënyrën e tyre për të na uruar një javë të mbarë
Ilir Meta qysh nga marrja e detyrës së Presidentit, vjen më ndryshe, më i tërhequr dhe më social. Ai madje është bërë edhe më aktiv në rrjetet sociale, ku thuajse përditë bën nga një postim. Mëngjesin e kësaj të hëne ai ka zgjedhur të urojë të gjithë shqiptarët për një javë të mbarë. Pranë Presidentit ndodhet vogëlushja e tij, Era, e cila është e përkëdhelura e familjes dhe shihet teksa i ka hedhur dorën në qafë të atit. “Të dashur miq, uroj një javë të mbarë për të gjithë”, shkruan Meta në Instagram.
