Djalë apo vajzë? Katerina Trungu zbulon lajmin e bukur në studio
Kjo e mërkurë ka qenë një ditë shumë e bukur për moderatoren tonë, Katerina Trungu, e cila zbuloi gjininë e fëmijës në studion e emisionit “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.
Ajo u shpreh që gjininë e fëmijës e mësoi me familjen, por donte që t’jua tregonte dhe teleshikuesve kuriozë, të cilët ishin duke pritur për një përgjigje. Do të jetë djalë apo vajzë?
Epo ja ku e keni përgjigjen tuaj: Është djalë!!
Një lajm ky shumë emocionues dhe një moment për t’u mbajtur mend. Ne i urojmë Katerinës më të mirën për djalin e saj dhe një shtatzëni sa më të mbarë.
Katerina Trungu: Të gjithë po pyesnin këto kohë, apo jo zonja Vjollca, se si do të jetë bebi, gocë apo çun. Çfarë gjinie do ketë.
Zonja Vjollca: Unë do qaj po nuk qe gocë.
Katerina Trungu: Të kam zemër.
Zonja Vjollca: Jo, një çun, ti të bësh një djalë si Deo ne bingo kemi prapë, por…
Katerina Trungu: Hë pra të paktën të jenë… A bëj fëmijë të bukur?
Zonja Vjollca: Të bukur the. Jo vetëm të bukur, por edhe të mençur. Aty është e gjitha.
Katerina Trungu: Kështu që hajd, edhe çun edhe goc, sido që të jetë. Ju kam treguar që unë e mësova gjininë me familjen, por doja që t’jua tregoja të gjithëve. Stafi nuk e di.
Zonja Vjollca: Ato zonjat që më pyesin mua çdo ditë dhe që më kanë thënë pa diskutim, ato më kanë mbushur mendjen për gocë, e shohin sot se ç’është bebi.
Katerina Trungu: Hajd pra e shohim.
Moderatorja hap pakon nga të cilat dalin tullumbace blu, që simbolizon se fëmija është djalë.