Djalë apo vajzë? Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë
Sara Gjordeni dhe Bardhi, po jetojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës së tyre. Ata do të bëhen prindër për herë të dytë shumë shpejt.
Lajmin e bukur për shtatzëninë, Sara e zbuloi javë më parë. Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze të quajtur Nea, e cila këtë dhjetor mbush dy vjeç, së fundmi kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po presin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata treguan se janë në pritje të një tjetër vajze, duke zgjeruar kështu familjen e tyre me një tjetër princeshë.
Zbulimi i gjinisë u bë përmes një videoje tejet të veçantë ku protagoniste ishte vajza e tyre e vogël. Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet dora e vogël e vajzës së tyre, Neas, duke prekur tortën festive, e cila fshihte ngjyrën rozë brenda saj.