Djalë apo vajzë? Sara me këtë detaj sapo pranoi se është në pritje të ëmbël

Prej disa ditësh mediat kanë raportuar se çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Burime pranë çiftit kanë treguar se Sara është në muajt e parë të shtatzënisë.

Madje në fotot e fundit të Sarës vihej re dhe barku i rrumbullakosur. Kështu ndodhi edhe me foton e saj më të re, të realizuar gjatë pushimeve. Sara shfaqet duke pozuar me një bluzë të zezë, por barku i fryrë bie në sy.

Për më tepër krah fotos Sara shkruan: “Ku është ushqimi, është gjëja e vetme që po mendoja”, duke treguar kështu një nga simptomat e të qenit shtatzënë, të pasurit neps.

Në sy bien edhe komentet që e pyesin “Djalë apo vajzë?”, por Sara ka preferuar të mos i përgjigjet.

Ndërkohë Ledri i pyetur nëse ka në plane të afërta të bëhet baba është shprehur: “Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”

Share With:
Translate »
1531 Views