Djali 8-vjeçar i jep mësim të gjithëve! Ja si të silleni me fëmijët me autizëm
Një djalë 8-vjeç në Witchita, Tansas i ka dhënë të gjithëve një mësim të mirë me gjestin që bëri ndaj shokut të klasës.
Në ditën e parë të shkollës, Conner, i cili është fëmijë me autizëm u mërzit, por gjithçka i kaloi. Ai vendosi të shkonte me autobus në ditën e parë, prandaj nuk e kishte nënën me vete që ta mbështeste. Të gjithë nxënësit arritën herët dhe dyert nuk ishin hapur akoma.
Zhurma që po shkaktohej e mërziti Conner, i cili filloi të qante dhe u ul në një cep.
Në këtë moment, iu afrua Christian, një shok klase duke i folur me qetësi.
“Ai hutohet shumë dhe preket shpejt”, tha nëna e Conner, April Crites.
Pas disa minutash, Christian i kapi dorën dhe të dy pritën derisa ra zilja e hynë bashkë në shkollë.
Që prej asaj dite, djemtë janë bërë të pandashëm. “Nuk ka rëndësi ngjyra, aftësia, gjinia, thjesht jini të sjellshëm dhe hapni zemrën tuaj. Kjo është gjithcka kemi nevojë në këtë botë“, përfundoi April Crites.