Djali dëshmon kundër Brad Pitt në gjyq, kërkon të heqë edhe mbiemrin
Rikthehet në vëmendje gjyqi më i famshëm dhe i gjatë i divorcit, ai i Jolie dhe Pitt. Aktualisht çifti ka rënë dakord në ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve, por secili kërkon kujdestari të plotë. Janë rikthyer edhe njëherë në dyert e gjykatës ku thuhet se këtë herë ka qenë përballje më e ashpër.
Djali i madh Maddox ka dëshmuar kundër babait dhe madje ka treguar se nuk e dëshiron më as mbiemrin e tij. Në këtë pikë Angelina nuk e ka mbështetur. Maddox dhe zënka e tij me Brad Pitt në avionin privat thuhet se i dhanë shtysën më të madhe Angelina-s për të kërkuar ndarjen më shumë se 5 vjet më parë.
Vetë Angelina ka deklaruar se ka ende shumë prova kundër Pitt dhe në lidhje me abuzimin që ai ka ushtruar ndaj saj dhe është gati t`i bëjë publike.