Djali i Beckham turpëron prindërit, zbulohet afera e fshehtë seksuale me modelen e njohur

Brooklyn Beckham ka pasur një “lidhje sekrete” me Lottie Moss, motrën e supermodeles Kate Moss. Sipas prestigjiozes “The Sun”, Moss duket se është e katërta vajzë e lidhur me 21-vjeçarin Beckham brenda disa javëve, duke pasur parasysh reputacionin e tij ‘ladies man’.

Prindërit, David dhe Victoria, sipas raportimeve, nuk janë të kënaqur me sjelljen e fundit të djalit të tyre, madje druhen se ai po bëhet ‘New Calum Best’, djali i futbollistit të ndjerë George Best, i cili u bë i njohur falë stilit të jetës “së shthurur” në vitet ‘90 dhe ‘00.

Raportohet se David dhe Victoria kanë folur me Brooklyn për këtë sjellje, madje e kanë paralajmëruar se ai nuk mund të shpëtojë nga veprimet e tij, edhe për shkak se është gjithmonë i rrezikuar nga sytë e publikut. Të dy Beckham janë të shqetësuar për mënyrën se si jeta private e të birit do të ndikojë në karrierën e tij.

E dashura e fundit e Brooklyn ishte modelja Hana Cross, e cila është edhe mikeshë me Moss. Para saj, ai ishte në një lidhje afatgjatë me aktoren Chloë Grace Moretz. Brooklyn ka qenë gjithashtu i lidhur me “Posh Spice”, Phoebe Torrance; këngëtaren Rita Ora; aktoren kanadeze Natalie Ganzhorn, si edhe aktoren Nicola Peltz.

Share With:



204 Views