Djali i çiftit Beckham përfundon në spital, çfarë ndodhi me Brooklyn?
Djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, ka përfunduar në spital pasi ka pësuar një lëndim në shpatull. Një ditë më parë, 25-vjeçari ka zbuluar për fansat e tij se si është gjendja e tij shëndetësore.
Ai postoi në “Instagram” një fotografi ku krahas shkruante: “Unë theva shpatullën, por gjithçka është mirë sepse unë kam Nicola që kujdeset për mua. Të dua vogëlushe”.
Në selfie-n e tij bardh e zi, djali i çiftit të famshëm shihet i është shtrirë në shtratin e spitalit.
Brooklyn nuk tregoi se si e theu shpatullën, ndërsa vetëm një natë më parë kishte publikuar foto në “Instagram” duke darkuar në një restorant japonez në Nju Jork.
Pjesa tjetër e familjes Beckham, ndodhen në një udhëtim në Itali, ndërsa Brooklyn dhe gruaja e tij nuk iu bashkuan në pushimet.