Djali i Egla Harxhit qenka rritur kaq shumë dhe është kopje e saj

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e saj të parë në janar, me partnerin Alexandre de Basseville.

Tashmë kanë kaluar muaj të tërë dhe më në fund po shohim një foto të vogëlushit Luxifer.

Çifti shihen krah njëri-tjetrit, teksa Egla mban në dorë vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi parë në profilin e saj në Instagram.

Emri i djalit të saj është përfolur në media si një emër i veçantë dhe i pazakontë, një pjesë e mirë kanë ngatërruar kuptimin e tij duke e krahasuar me Luçifer-in, emrin e djallit.

Por Egla është shprehur se emri Luxifer (lyksifer) nuk është një emër francez, por latin. Nga latinishtja ‘lux’ do të thotë dritë, ndërsa ‘fer’ mbajtës, pra mbajtësi i dritës.

Gjithashtu ajo ka treguar se procesi i saj i lindjes pati vështirësi të shumta dhe për këtë fakt zgjati rreth 4 ditë. Egla ka shtuar se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë, ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjën e porsalindur.

Share With:
Translate »
686 Views