Djali i Eva Longorias pushton kopertinat botërore dhe duket fiks sikur ka lindur për të pozuar

Aktorja e njohur Eva Longoria, e njohur nga seriali “Desperate Housewieves”, për herë të parë ka prezantuar djalin e saj para mediave, në kopertinën e “Hola!USA”. Në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar foton e kopertinës dhe ka shkruar: “Ja ku është ai! Santiago Enrique Baston, po përshëndet të gjithë botën! Me pa durim e kam pritur këtë moment të ndaj këtë foto me të gjithë ju!”. Në foto shihet, që aktorja është shumë e lumtur, duke buzëqeshur vesh më vesh, duke e mbajtur djalin në krahët e saj. Ky është fëmija i parë i aktores, më burrin e saj Jose Baston. Fëmija erdhi në jetë më 19 qershor të këtij viti, ndërsa javët e para të pas lindjes aktorja i ka mbajtur private dhe nuk ka ndarë asgjë me fansat e saj.

Share With:
Translate »
784 Views