Djali i Majk dhe Majlindës sot mbush 5-vjeç dhe urimet e prindërve nuk duhen humbur

Kastriot Rexha dhe Majlinda Zeka u bekuan para pesë viteve me ardhjen në jetë të djalit.

Dyshja u bënë prindër për herë të parë.

Sot, i vogli i tyre Roan feston ditën e tij, e patjetër që nuk mungoi edhe urimi special nga blogerja.

Majlinda ka postuar dy fotografi në Instagram ku i ka uruar ditëlindjen djalit me fjalë të veçanta.

“Urime ditëlindjen e 5-te drita e syve te mi. Buzëqeshja jote është vet jeta ime, jetofsh gjate, paç shëndet e qofsh i qeshur tere jetën! Te dua shume”, kishte shkruar ajo.

Ndërsa, artisti Majk ende nuk ka bërë një postim rreth ditëlindjes së djalit.

Ndërkohë, kujtojmë se dyshja kanë shkëputur lidhjen e tyre si çift para ca viteve dhe tani ata i lidh vetëm djali i tyre.

 

Share With:
Translate »
37 Views