Djali i ministres Kumbaro feston ditëlindjen: Ka ca ditë në vit kur duhet të ndalet bota

Dita e diel ishte e shënuar për familjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Djali i saj Tom mbushi 18 vjeç dhe ministrja, tashmë në rolin e nënës u zhvesh nga petku zyrtar.

Ajo publikoi një fotografi teksa i biri i frynte tortës, ndërsa ajo e puthte.

“Ka ca ditë në vit kur duhet të ndalet bota, dhe ta ngulësh fort në kokë se nuk ka asgjë më të rëndësishme, asgjë! Se sa Jeta që ti vetë ke krijuar! Unë kam dy të tilla. Gjithë bekimet për ty biri im”, shkruan Kumbaro si dedikim për të birin.

Më herët ministrja ka thënë se është natyrë konservatore dhe iu kushton kohën e duhur si familjes edhe punës.

“Kam siç e shikoni po atë flokë, po ato veshje. Stili nuk ka ndryshuar fare”, tha në një intervistë të pak kohëve më parë Mirela Kumbaro.

Share With:
Translate »
671 Views