Djali i Nishanit i jep lamtumirën të atit. Me zërin që i dridhej: Babai nuk bënte kompromis me tre gjëra

Me zërin duke u dridhur, ndërkohë që falenderonte të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoninë e fundit të babait të tij, djali i Bujar Nishanit, Ersi tha se familja kishte humbur busullën me largimin e tij nga jeta.

Ai tha se Bujar Nishani nuk bënte kompromis për tre gjëra: Familjen, Zotin dhe Atdheun.

‘Të nderuar personalitete dhe miq të pranishëm u falënderoj për praninë tuaj na keni lehtësuar dhimbjen sado pak. Im atë për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis për tre gjëra, familjen, zotin dhe atdheu. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese, kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtorit të përulur dhe Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsës. Lamtumirë baba!’- u shpreh Ersi Nishani. 

Share With:
Translate »
120 Views