“Do bëj gjithçka për ata sytë e tu”, Roza ka një dedikim special për Ritën dhe zbulon pamjet e festës së ditëlindjes së saj

Moderatorja e njohur, Roza Lati ka treguar shpeshherë raportin e ngushtë që ka me mamanë e saj, aktoren e njohur të humorit, Rita Lati. Së fundmi Roza ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ disa nga momentet më të bukura nga festa e ditëlindjes së Ritës, e cila duket se nuk njeh moshë. Roza i ka dedikuar fjalët më të bukura mamsë së saj, duke treguar se do jetë gjithmonë aty për të.

“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon.
Mos u plaksh kurre o @rita_lati_ (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem.
Te dua.
Me respekt,
Fumiu”, ka shkruar Lati krah postimit të fundit në llogarinë e saj ku duket se është kombinuar së bashku me mamin me fustan në ngjyrë të bardhë dhe flokët bionde. Kujtojmë se Roza ka ndarë momente të shumta me Ritën edhe gjatë kësaj vere, ku ka treguar se si i ka kaluar pushimet pranë detit me njerëzit më të dashur të saj.

 

Share With:
Translate »
517 Views