“Do jesh përgjithmonë më e rëndësishmja”, Rudina i uron ditëlindjes Viktorias mes shumë kujtimesh dhe emocionesh
Mami Rudina ka sot arsyen më të madhe për të festuar dhe ajo është ditëlindja e 5-të e Viktorias.
Me disa foto krah të bijës, aktorja ka shprehur në reshta emocionet e ditës së sotme.
“E vogla ime, e madhe sa gjithë bota! Kujtoj si sot kur te mbaja ne gji, pije qumesht e qete dhe veç me frymemarrje, me bere te kuptoj, se nga ajo dite, do jesh pergjithmone me e rendesishmja.
Sot ti ben 5 vjeç, shoqja ime e ngushte.
Gezuar ditelindjen e Viktoria ime”, ka shkruar Dembacaj.
Rudina ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Viktorian, e se shumë herë e vogla do të jetë një kopje e mamit edhe në kombinime e veshje.