Krim i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani, babai vret dy fëmijët dhe më pas veten

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Gjemani. E përditshmja gjermane Bild raporton se krimi ka ndodhur në afërsi të qytetit të Hamburgut, ku një 44-vjeçar ka plagosur gruan, ka vrarë me armë dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë mësohet se është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:53, ku kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Policia kur ka mbërritur në shtëpinë e Flamur R., e ka gjetur atë të gjakosur dhe armën e krimit shumë afër tij, ndërsa më tej ishin dhe dy fëmijët e vrarë si dhe gruaja e plagosur.

Siç raporton Bild, hetuesit kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë zbardhur të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, por detajet ende nuk janë bërë publike për mediat.

Fqinjët në dëshminë e tyre para oficerëve të policisë, kanë thënë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë dhe në familjen e tij ka pasur dhe herë të tjera konflikt. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

 

Share With:
Translate »
102 Views