“Do marrësh veten më qafë”/ Rama tregon raportin me të atin dhe këshillat e tij

Kryeministri Edi Rama, në një rrëfim të pazakontë, vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve, ka zbuluar detaje nga jeta e tij private.

I ftuar nga Edi Manushi në E Diell në Top Channel, Rama tregoi më tepër lidhur me raportin që kishte me të atin.

Ai tha se për të ka qenë figurë qëndrore dhe se e ka lënë gjithmonë të lirë pavarësisht shumë debateve që kishin.

“Babai ishte figurë qëndrore në jetën time, dhe unë i kam borxh shumë të madh në sensin që falë tij u bëra njeri i lirë, ai nuk më imponohej.

Natyrisht kishim shumë debate, por kurrë nuk përdorte autoritetin e babait për të më thënë: pusho, ndalo. Gjithmonë ishte i hapur dhe më linte të jetoja në gravitet me mendimet e mia. Më thoshte mund të të marrin në qafë këto mendime, por është vendimi yt. Ai kishte atë dilemën, dhe madje dhe unë sot them për fëmijët mos e fusni në rrugën e edukimit artistik nëse nuk e do vetë. Unë kam bërë namin për të shkuar në lice, dhe pastaj më la se e pa sa e doja unë. Ndërkohë që ime më ishte më shumë autoritare, babai të jepte liri,” tha Rama.

Share With:
Translate »
131 Views