“Do më bësh një foto dhe mua se s’kam më asnjë”; Kërkesa e vogëlushit nga Thumana për gazetarin
Gazetari Enrik Mehmeti i cili ka ndjekur nga afër ngjarjet pas tërmetit në Thumanë ka bërë një postim prekës në rrjetet e tij sociale. Ai ka takuar një djalë të vogël i cili i kishte kërkuar t’i bënte një foto, pasi tërmeti i kishte marrë gjithë kujtimet e tij. ‘Do më bësh një foto dhe mua se s’kam më asnjë?’, ishte kërkesa e tij për gazetarin.
Ja postimi i gazetarit:
“Do më bësh dhe mua një foto se skam më asnjë ? ” ishte kërkesa e 10 vjeçarit nga Thumana i cili po qëndronte me të atin kur po realizoja foto, mes gërmadhave të pallateve që i morrën jetën shumë njerëzve.”Jo vetëm do të bëj sa foto të duash madje do dal dhe unë me ty sepse të gjithë jemi krenar për ju”.Pasi i bëra disa foto i kalova kolegut të Rai-it telefonin për të më fotografuar me heroin e vogël…Nën ato rrënoja nuk u varrosën vetëm jetët e shumë njerëzve por edhe shumë kujtime të banorëve të tjerë që mbijetuan…Banorët e prekur nga tërmeti kanë nevojë jo vetëm për anën materiale që është kryesorja por edhe për ngrohtësinë për të kapërcyer këtë dhimbje…Një fjalë të ngrohtë minimalisht ,mund ta thotë gjithkush….
