“Do shihemi ndryshe bashkë”/ Edukatorja i dhunoi djalin 3-vjeç, babai: Burri i saj më kërcënoi në telefon…

Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit ishte këtë të enjte i ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania.

Ai ka treguar se djali kishte 3 muaj që shkonte në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit. Rrapa ka treguar momentin e parë kur ka mësuar se fëmija i tij ishte dhunuar dhe se si kërkoi të hapte kamerat.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”, tha Lorenc Rrapa.

Më pas kur kanë shkuar për të fjetur gjumë ai e ka pyetur sërish 3-vjeçarin.

“I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”.

Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmen kur shkuam në kopsht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.

Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe ka siguruar pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenca Rrapa ka bërë denoncim në polici.

Pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.

Ndërkohë vendndodhja e saj nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. “Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar.

Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.

“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonuar, më kanë bërë presion, burri i vet më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. Unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thashë. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thashë”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bëra kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.

Share With:
Translate »
68 Views