Do ta bëjë baba për herë të tretë, gjithçka që duhet të dini rreth partneres së Kastro Zizos

Ditën e sotme, Kastro Zizo na prezantoi për herë të parë me partneren e tij, e cila do ta bëjë baba për herë të tretë.

Kastro publikoi në InstaStory një foto ku shfaqej me dy miq dhe partneren e tij, të cilës i dukej qartë barku i rrumbullakosur.

Vajza që i ka vjedhur zemrën Kastros nuk është e njohur për publikun, megjithatë revista “Bordo” ka zbuluar identitetin e saj.

Ajo quhet Sara dhe është 25 vjeç.

Partnerja e Kastros është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe siç është bërë e ditur më herët, është në pritje të një djali.

Share With:



249 Views