Do të adoptoni një fëmijë? Si të përshtatet fëmija juaj me këtë fakt?
Është shumë e vështirë për fëmijët të mësojnë që në familjen tuaj do të shtohet një pjestar i ri dhe madje i adoptuar. Kjo gjë e bën atë të ndihet shumë nervoz, i lënë mbasdore dhe i zemëruar. Ka raste kur fëmijët dhe e refuzojnë njëri-tjetrin, por për të mos arritur deri këtu duhet patjetër të bëni diçka. Si prind keni për detyrë të krijoni një linjë afrimiteti ndërmjet fëmijëve. Ju keni bërë një gjest shumë fisnik duke adoptuar një fëmijë, dhe të guximshëm ndërkohë, çka do të thotë që kësaj do t’ja dilni padyshim me sukses.
Diskutoni me fëmijën tuaj para se të merrni një vendim të tillë. Është e rëndësishme që fëmijët të mos ndihen sikur ata nuk ju mjaftojnë juve, por duhet ta dinë që kjo gjë nuk ka të bëjë aspak me ta. Merrni një shembull nga të afërmit tuaj apo vetë ju. Shpjegojani fëmijës se sa gjë e mirë është që ai të ketë një vëlla apo një motër tjetër, dhe më e bukura të jetë i adoptuar. Ai do të ketë një mik të ngushtë me kë të flasë dhe të luajë. Duke e bërë këtë fëmijët ndyshojnë opinion mbi fëmijët e adoptuar.
Fëmija juaj biologjik duhet të përfshihet në rritjen e fëmijës së adoptuar, pra me pak fjalë ju duhet t’i jepni atij një rol shumë të rëndësishëm në jetën e fëmijës që do t’i bashkohet familjes suaj. Lërëni atë të kujdeset për zbukurimet e shtëpisë për pritjen e fëmijës apo të ftojë miqtë e tij në mënyrë që të festojnë sëbashku. Tashmë ai duhet t’i lexojë vëllait të vogël, të kujdeset për të, ta dërgojë në kopësht apo ta mësojë si të ecë. Kjo krijon një lidhje të pathyeshme midis fëmijëve, saqë do ta harrojnë plotësisht punën e adoptimit.
Eleminoni prezencën e xhelozisë midis dy fëmiëjve. Xhelozia sjell shumë konflikte midis fëmijëve, pra sa më pak që ta nxisni atë aq më mirë do të ishte. Trajtoini fëmijët në mënyrë të barabartë për të mos u lënë shkas të mendojnë që ju doni njërin më shumë se tjetrin.
Ideja që ky fëmijë nuk është fëmija juaj biologjik, pra nuk e keni rritur brenda barkut tuaj, do t’ju shoqërojë për një kohë të gjatë. Por duhet të dini që ky fëmijë do të sjellë buzëqeshjen në familjen tuaj dhe t’ju falë dashurinë që ju ka munguar për miliona arsye. E ku ka më bukur se një fëmijë t’i thërrasë një gruaje të huaj, nënë!
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.