“Do të prezantosh apo do të merresh me bebushin?”, Arbana zbulon se në dorën e kujt do të jetë “Dua të të bëj të lumtur”

Si çdo vit, edhe kësaj here sezoni i ri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë transmetimin në ekran në muajin janar.

Ditën e sotme, Arbana i ka kërkuar publikut shqiptar të dërgojë historitë personale në adresën e saj apo email-in e programit, teksa i ka mundësuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje lidhur me emisionin.

Sigurisht, çfarë i ka bërë kuriozë të gjithë është të dinë nëse Arbana do të jetë në krye të emisionit këtë vit duke moderuar, apo do të merret me bebushin meqenëse është në pritje të ëmbël.

“A do prezantosh ti sërish apo do merresh me bebushin? Ps: Je një mami shumë cute!”- i shkruan një ndjekëse, të cilës Arbana s’ka vonuar t’i përgjigjet, duke na shuajtur kuriozitetin të gjithëve.

Për sa kohë gjithçka të shkojë mirë dhe shtatzënia të jetë e mbarë, moderatoren do ta shohim edhe këtë sezon në ekran.

“Do ta prezantoj unë, nëse shkon çdo gjë mirë”- shkruan Arbana, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Share With:
Translate »
561 Views