“Do të vini të më merrni? Kam shumë frikë”/ Telefonoi urgjencën për ndihmë, gjendet e vdekur pas dy javësh vajza e vogël

“Ejani më merrni. Do të vini të më merrni?”. “Kam shumë frikë. Ju lutem, ejani”.

Zëri i saj i vogël, i tmerruar, lutës do të mbetet përgjithmonë i bllokuar në kujtimet makabre të luftës të Gazës. Ejani të më shpëtoni, iu kërkoi Hind Rajab, vajza gjashtëvjeçare palestineze mjekëve të Gjysmëhënës së Kuqe palestineze. Ajo ishte në makinë, e futur mes trupave të pajetë të xhaxhait, kushëririt dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ata po iknin nga qyteti i Gazës dhe, sipas Gjysmëhënës së Kuqe, u ndeshën me tanke izraelite që hapën zjarr.

Vajza e vogël u pa për herë të fundit rreth dy javë më parë, kur u bllokua në makinë me të afërmit e saj të vdekur, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Gazës.

Share With:
Translate »
148 Views