“Do zgjeroj familjen”, Xhensila zbulon kur do sjellë në jetë fëmijën e dytë

Jeta e Xhensilës dhe Besit ndryshoi tërësisht pas ardhjes në jetë të Ajkës dhe çifti po e shpreh në çdo intervistë lumturinë që po përjetojnë. Së fundmi e ftuar në “Prive”, Xhensila ka deklaruar se po mendon ta zgjerojë familjen.

“Patjetër që mendoj ta zgjeroj familjen. Nuk ka gjë më të bukur dhe më të plotë sesa familja. Nuk të përmbush asgjë më shumë sesa shtëpia e ngrohtë, ku mund të mos kesh luks, por ke një familje të shëndetshme. Unë dua patjetër me dëshirën e madhe të Zotit ta zgjeroj familjen më shumë”, u shpreh Xhensila.

Këngëtarja zbuloi se kjo do ndodhë shumë shpejt sepse dëshiron që Ajka të mos ketë diferencë shumë të madhe me motrat ose vëllezërit.

“Shumë shpejt sepse nuk dua që Ajka të ketë diferencë shumë të madhe me motrën ose vëllain. Do bëj edhe 2, 3 të tjerë”, tha Xhensila.

Share With:
Translate »
562 Views