Dojna Mema, një letër për veten këtë 31-vjetor!
Në 31-vjetorin e saj Dojna Mema, i kushtoi një letër vetes. Çfarë shkruan ajo për veten, nga fëmijëria, derisa sot, tashmë nënë, janë momentet më të rëndësishme për Dojnën, profesionale dhe personale.
“E dashur Dojna!
Kjo është ditëlindja jote e tretë dhe loja jote e preferuar është të ndërtosh shtëpi me batanije të kapur nga cepi i krevatit tek komodina. Kur të futesh në klasë të parë, dëftesa jote do të ketë me shumë “Mire” se “Yll me xixa”.
Në klasë të pestë, do zbulosh se di të shkruash, kur zysh Ivoni do lexojë të gjitha ese-të e tua përpara klasës.
15 vjeç s’do dish çfarë do, ku do të shkosh dhe pse gjen argumente për dy gjëra të kundërta që të bëjnë lëmsh. Do kalojë.
18 vjeç do marrësh vendimin tënd të parë të rëndësishëm: Të lesh pianon.
20 vjeç do nisesh një rrugë të re, këtë herë do të ndash gjithçka nuk ke thënë në 20 vite.
22 vjeç do hipësh në Pallatin e Kongreseve edhe pse me gjunjët që të dridhen.
26 vjeç do kesh programin e parë me autorësi tënden.
27 vjeç do njohësh dashurinë e jetës që 30 vjeç të të japë botën në duart e tua.
28 vjeç lart në qiell do të ngjitet një engjëll që do të mbrojë përgjithmonë.
Këtë 31 vjetor dua te them te dëgjosh gjithmonë zemrën sepse ajo do te çojë tek lumturia. Jam krenare që di te thuash “Jo” dhe për vajzën e lirë që je.
Tani kthehu tek bota jote brenda një batanije të kapur cep me cep!