Dojnës i tha gjyshja të mos e vrasë mendjen për komentet negative dhe kur ta thotë gjyshja…
Që gjyshja e Dojnës është kthyer në një personazh publik dhe shumë e ndjekin dhe e duan nuk ka më dyshime. Sot Dojna na ka treguar një tjetër detaj qe e lidh ngushtë me të dhe gjejeni çfarë: është moskokçarja.
Në një video të publikuar pak më parë moderatorja pyet gjyshen: “Çfarë mendon ti për njerëzit që më thonë se nuk e shqiptoj mirë ‘Just Dance’, emrin e emisionit tim të ri?”
Kaq ka mjaftuar për të marrë një deklaratë prej saj që shumë duhet ta dëgjojnë.
“Mos e ça kokën fare, ti shqipton shumë mirë. Kujt i intereson se çfarë thonë njerëzit”, thotë ndër të tjera gjyshja e moderatores.
Epo të drejtë ka. Në një botë ku kritikat nuk mbarojnë kurrë më mirë të mbyllësh veshët e sytë e të besosh tek vetja.