Doktori shpjegon përse ka fisha falas vetëm për fëmijët diabetikë

Diabeti i sheqerit është një ndër sëmundjet e para dhe e gjatë që para shumë vitesh që lidhet me histori suksesesh dhe dështimesh, si dhe një betejë e vazhdueshme që nuk është fituar ende.

Endokrinologu, Dr. Prof. Florian Toti është bërë pjesë e emisionit shëndetësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti për të folur rreth kësaj sëmundje si dhe për gjendjen aktuale në Shqipëri.

Disa prej simptomave që tregojnë mungesën e insulinës së diabetit janë rritja e sheqerit në gjak, etja e madhe, urinimi i shpeshtë si dhe rënia graduale në peshë.

Ekzistojnë 4 lloje të diabetit shpeshta që janë ai i të rinjve, i të rriturve, i shtatzënisë si dhe ai lloj diabeti që mund të vijë nga kequshqyerja.

Disa prej faktorëve të ndikimit ndaj kësaj sëmundje janë: gjenetika, gra që kanë lindur fëmijë me peshë 4kg, personat obezë, ata që vuajnë nga hipertensioni, dislipedimia etj. Doktori tregoi se shenjat fillestare të diabetit janë të heshtura, nuk sjellin dhimbje dhe vijnë gradualisht.

Në lidhje me fishat falas që i janë kërkuar kryeministrit Rama për diabetikët, të cilat janë aprovuar vetëm tek fëmijët, dr.Florian Toti tha:

“Në 14 nëntor nuk ishte kërkesa, ishte pranimi zyrtarisht i kërkesës sonë dhe premtimi solemn që këto fije do fillonin të futeshin në rimbursim. Përpjekjet tona nuk datojnë prej 1 apo 3 vitesh. Është një histori gati 10 vjecare, të cilën ne e kërkojmë vazhdimisht dhe gjithmonë kemi ngulur këmbë që të paktën për fëmijët. Pse për fëmijët? Është e ardhmja e kombit. Është një pjesë tek e cila të gjithë jemi më të ndjeshëm. 

Është sëmundje që do i shoqërojë gjithë jetën dhe kosto e madhe për gjithë familjen. Është kosto jo e vogël që është marrë përsipër. Cdo fëmijë me diabet në Shqipëri merr një ndihmë ekonomike që afërsisht shkon nga 8-10 mijë lekë të reja në muaj. Nëse kësaj sasie i shtojmë fijet falas, kjo gati dyfishohet sepse këto lekë që jepeshin dikur harxhoheshin për fijet, aget. Pra në një farë mënyre dyfishohet ndihma që jep shteti për familjes e fëmijës me diabet.”

Share With:
Translate »
621 Views