Don Phenom publikon për herë të parë një foto të portretit të djalit

Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti. Ata u bekuan  me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Troi. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale me një foto të bebit nga materniteti, por pa i zbuluar portretin bashkëngjitur së cilës shkruante:

“Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021”, shkruante ai.

Ndërkohë deri më sot reperi nuk e kishte prezantuar të birin me publik. Mirëpo ai nuk ka mundur ta mbajë më gjatë fshehur portretin e vogëlushit dhe sot e ka prezantuar me gjithë botën. Don Phenom, ka ndarë një foto shumë të ëmbël të djalit shoqëruar me emojin e një zemre dhe hajmalisë për ta mbrojtur nga syri i keq.

Kujtojmë se Don Phenom dhe bashkëshortja e tij na e kishin mbajtur të fshehtë faktin se do bëheshin prindër. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi. Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që sapo lamë pas Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

Share With:
Translate »
298 Views