Donaldi i propozoi për martesë në ditëlindjen e Arborit, Bora bën reagimin e parë pas mbrëmjes emocionuese
Mbrëmja e djeshme kulmoi me sukses në aspektin profesional dhe me një surprizë të madhe për Borën dhe gjithë publikun.
Donaldi ka zgjedhur pikërisht mbrëmjen e djeshme për t’i propozuar për martesë Borës.
Përveç gëzimit të filmit Bora kishte dhe ditëlindjen e Arborit dhe tashmë listës iu shtua dhe një gëzim tjetër.
Ai është ulur në gjunjë dhe ka propozuar Borën për martesë. Moderatorja është përlotur dhe ky moment sigurish është shoqëruar me shumë duartrokitje dhe ovacione nga publiku.
View this post on Instagram
Këtij momenti special iu afrua dhe Arbori teksa i përqafonte Borën dhe Donaldin.
I ulur në gjunjë Donaldi i tha:
“Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe do doja shumë që të kalonim një sfidë tjetër bashkë. A do martohesh me mua?”
“Po” ka thënë Bora e cila dridhej nga emocionet.
Më pas moderatorja ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku i përshkruan kështu emocionet e mbrëmjes:
Bora gëzuar ditëlindjen e Arborit. Bora suksese për premierën. Bora urime për propozimin. 12.12.2023
Faleminderit Zot!
Kujtojmë se çifti prej kohësh janë përfolur se në 2024 do të realizojnë një dasmë dhe tani jemi thjeshtë një hap pranë saj.
View this post on Instagram