Donaldi përlotet, i vjen supriza më e bukur nga vëllai

Sot në ‘Big Brother VIP’ është dita e Donaldit.

Një surprizë shumë prekëse ishte organizuar nga binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj.

Disa fjalë shumë të ndjera u thanë nga ai, gjë që shkaktuan lot jo vetëm tek Donaldi por tek të gjithë banorët e tjerë.

‘’Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim. Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur’,- tha ndër të tjera ai.

Donaldi u përlot në dhomën e rrëfimit.

Donaldi: Mu duk sikur më ndaloi zemra.

Arbana: Kush luan rolin e vëllait të madh?

Donaldi: Ai është më i vogël se unë se ka lindur 5 minuta më vonë por për mua është si vëlla i madh. Gjithçka e kemi bërë bashkë në jetë. Jemi përballur bashkë me çdo gjë në jetë. Këtu e kam pasur të vështirë se nuk jam mësuar vetëm dhe më ka marrë shumë malli. Nuk e imagjinoj dot sa më ka marrë malli.

Arbana: A i prisje ato fjalë?

Donaldi: Ka momente që e humbas këtu brenda, mendoj se po veproj gabim, se nuk po bëj veprimin e duhur. Dua të bëj krenar atë dhe familjen time. Unë se di deri ku kanë arritur përmasat e këtij show por realisht më bëhet shumë qejfi, mezi po pres ta takoj. Mezi po pres.

Share With:
Translate »
181 Views