Doni të dini çfarë mendon një fëmijë 2-vjeçar? 3 minuta brenda mendjes së tij
Nëse një herë në jetë keni dashur të dini se cfarë mendon fëmija juaj 2 vjecar, ka ardhur koha.
Jason Good, autor i disa librave mbi prindërimin si dhe gazetar në “Parents Magazine” na jep një ide të përgjithshme se si është të jesh një fëmijë 2- vjeçar brenda 3 minutash.
Secila nga gjendjet e mëposhtme zgjat 3 sekonda.
1. Dua të luaj me celularin e babit
2. Dua të luaj me këpucët e mamit
3. M’i hiq këpucët e mamit nga këmba taniiiii!
4. Dua ta hap dhe mbyll termostatin
5. Dua ta fik dhe ndez dritën e mikrovalës
6. Ka ndonjë këtu me celularin e të cilit nuk kam lozur ende?
7. KAM NEVOJË TË SHTYP CA BUTONA
8. Dua ta kap macen nga koka
9. Dua t’i shtrydh të gjitha pastat e dhëmbëve në lavaman
10. E marrtë dreqi, vdiqa për të ngrënë
11. BISKOTA
12. I urrej frutat
13. S’dua të rri më në karrige
14. Dua të luaj me iPad- in
15. Dua të dal jashtë. Jo s’dua
16. Dua t’i heq pantallonat
17. Nuk më pëlqen bluza që kam veshur
18. Dua të luaj me celularin e mamit
19. KAM NEVOJË TË SHTYP MË SHUMË BUTONA
20. Kam uri
21. Jo, jo ashtu
22. Ohh pooo, lëng frutash. Do ta derdh të gjithin mbi vete
23. Ku është babi?
24. Ku është macja?
25. Ku është mami?
26. SERIOZISHT, KU ËSHTË MAMI?
27. O Zot, më duket se mami iku përgjithmonë
28. Ja ku qenka mami. Dua të luaj pak me celularin e saj
29. Po më hahet prapë. Nejse
30. Sapo m’u kujtua që këto pantallonat nuk më pëlqejnë. M’i hiqni
31. MJAFT M’I HOQËT PANTALLONAT
32. Po më hahet shumë. Dua fasule po s’di si t’u them
33. Më në fund fasule. Vdes t’i hedh
34. PSE I KAM AKOMA VESHUR KËTO PANTALLONA?
35. Pa shiko pak, erdhi dikush i ri. Vras mendjen nëse ka celular
36. Jam i lodhur
37. NUK JAM I LODHUR
38. Dua të dal për një shëtitje por nuk dua të dal jashtë
39. Po as të rri brenda!
40. Kam nevojë të shtyp ca butona tani
41. E urrej këtë pelenën
42. Më kruheN sytë
43. Uauuu! Gishti im është ky?
44. MJAFT U PËRPOQËT TË M’I HIQNI PANTALLONAT
45. I urrej këto pantallona
46. Kjo bluza më kruan kurrizin
47. Jam i lodhur
48. Mjaft më pyete nëse jam i lodhur
49. Ku është ajo lodra që bën “bippp bippp”?
50. Dua të lahem me rroba veshur
51. Më vendosni pak këngën time të preferuar
52. Ku është macja?
53. Ca ka kjo bluza që kam veshur se s’po e kuptoj
54. Mos ishte gjë një lehje qeni?
55. U PËRPOQËT PRAPË TË MË HIQNIT BLUZËN!!
56. Dua të shikoj një qen
57. Jo, jo jashtë. Dua ta shoh këtu brenda
58. E kam penisin akoma aty? Aaa, shumë mirë
59. Urinova
60. Jam i lodhur
61. Përsëritje