“Drama më e madhe”, Alban Skënderaj rrëfen momentin më të vështirë të jetës së tij

Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “A live night”, ku ka sjellë anën e tij më vulnerabël që nuk ishim mësuar më para. Albani ka shprehur momentin më të vështirë të jetës së tij, kur mori vesh që mamaja kishte një sëmundje të pashërueshme.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë”- u shpreh Albani.

Ai e ka vazhduar rrëfimin e tij duke treguar dhe për aksidentin e vëllait.
“Pas një muaji, vëllai im i vogël pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rënde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”-përfundoi këngëtari.

Share With:
Translate »
100 Views