“Drejtësi për 3-vjeçarin”, dhjetra qytetarë në protestë para klinikës së mjekut Roland Xhaxho

Dhjetra qytetarë janë mbledhur sot në një protestë përpara klinikës së mjekut Roland Xhaxho, ku pak ditë më parë humbi jetën një fëmijë 3-vjeç.

Mes qytetarëve, në protestë janë të pranishëm edhe familjarët e djalit të ndjerë, të cilët janë shprehur se kërkojnë drejtësi për humbjen e vogëlushit të tyre.

Familjarët fajësuan mjekun Xhaxho, i cili i administroi narkozën djalit 3-vjeçar dhe gjatë disa orëve ndërhyri në 14 dhëmbë.

Por në një reagim të tijin, mjeku tha se djali kishte dalë i zgjuar nga klinika dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi kishte shkuar në banesë. Ai gjithashtu tha se djali kishte pasur probleme me zemrën, për çka kishte kryer edhe ndërhyrje.

Share With:
Translate »
75 Views