Drejtoresha shqiptare e Turizmit dhe vajza e saj 10 muajshe bllokohen në Tel Aviv, pas sulmit iranian!
Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë disa nga shqiptarët që ndodhen në Tel Aviv të bllokuar për shkak të sulmit me raketa prej Iranit pasditen e djeshme.
Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo raporton se për shkak të anulimit të fluturimit pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet e qetë dhe pa panik.
Bashkë me to është edhe përfaqësuesja e Unionit Turistik Shqiptar Ilda Kasa, e cila tregon për Top Channel se është mirë dhe nuk ka vend për frikë se izraelitët janë të mire trajnuar duke ju dhënë udhëzimet e duhura për sigurinë e tyr