Drekën e së dielës e përgatit Ajka, Xhensila ndan menunë që ka zgjedhur e vogla
Dita e fundit e javës e ka gjetur Xhensilën dhe Ajkën pranë detit. Duke shijuar rrezet e diellit, Myrtezaj ka ndarë ca momente me të bijën e cila duket se e ka zbuluar një nga pasionet e saj më të mëdha, atë të gatimit. Buzë detit me lodrat me vete, Ajka ka improvizuar drekën e së dielës, e më pas ka nxituar të porosisë një kafe si mami në lokal.
Ky moment nuk ka shpëtuar pa të qeshura e Xhensila në fakt e ka ndarë me të gjithë zgjedhjen e të bijës. Pavarësisht se deri më tani Xhenisla dhe Besi kanë ndarë foto të ndryshme me të bijën, ajo sërisht kujdeset ta mbajë pamjen e saj larg rrjeteve sociale duke e mbuluar me ndonjë emoji e duke i lënë ndjekësit të shijojnë vetëm batutat e saj të pafajshme.