Drini Zeqo zbulon të vërtetën prekëse pse la garën e BBVIp

Për herë të parë me gojën e tij, gazetari Drini Zeqo ka zbuluar pse hoqi krejt papritur dorë nga gara në Big Brother VIP.

Ai ka zbuluar se jashtë ka një motër që vuan nga shëndeti mendor, dhe për të ajo është dashuria më e madhe.

“Gara për mua filloi që kur hyra në Top Channel që regjistrova klipin, kur njeriu nis një sfidë të re, ne mendojmë se për cfarë po e bëjmë ne këtë sfidë, kur i hyn gjërave pa i menduar, hyra me idenë që Big Brother ka shikueshmëri të tejmadhe. Mendova që tì hyj këtij rrugëtimi duhet një kauzë. Unë në rastin tim kisha kauzë motrën.

Kam vite që jetoj në një familje me një motër të cilën e dua pafund. Ajo është dashuria më e madhe në jetë e imja. Por ndonjëherë nuk mjafton të duash, por edhe ta japësh dashurinë në të gjithë dimensionin e saj, të japim gjithcka nga ekzistenca jonë.

Vetëm duke qenë pranë saj, dhe duke qenë se ajo po përballet me një momment të vështirë prej vitesh, ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor dhe kur mora vesh që kishte një problem dola menjëherë”.

Share With:
Translate »
77 Views