Dritat misterioze gjatë tërmetit që na futën frikën: Shkencëtarët shpjegojnë fenomenin

Më 26 nëntor veni ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili solli një numër të lartë viktimash, të plagosur dhe dëme material.

Nga dita e tmerrit pamje të shumta qarkullojnë në internet  dhe mes tyre na habiti një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë

Në të ishte regjistruar momenti kur vendi u godit nga tërmeti dhe bashkë me lëkundjet shihej një dritë e çuditshme.

Ky fenomen na la pafjalë, megjithatë nuk është diçka për t’u shqetësuar.

“National Geographic” sqaron se ndonjëherë në zonat ku ka tërmete të fortë shoqërohen me drita që nuk vinë nga gjëra të mbinatyrshme, por ky është një fenomen që quhet “Drita e tërmeteve”.

Sipas shkencëtarëve, drita shkarkohet nga vetitë elektrike të disa shkëmbinjve në zona specifike.

Ato marrin ngjyra dhe forma të ndryshme, por më e zakonshmja është ‘flakë’ të kaltra që duket sikur dalin nga toka.

Share With:
Translate »
680 Views